Mbretëresha mesazh historik popullit britanik: Do ia dalim!
Mbretëresha Elizabeth ll i është drejtuar me një mesazh sot britanikëve ku ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në këtë luftë kunder koronavirusit.

Ajo është shprehur se Mbretëria e Bashkuar bashkohet me të gjitha vendet e botës për shkak të rrezikut global dhe i ka bërë thirrje popullit të saj për durim.

“Ne kemi përballur sfida më parë, por kjo është ndryshe. Këtë herë ne bashkohemi me të gjitha kombet në mbarë globin në një përpjekje të përbashkët, duke përdorur përparimet e mëdha të shkencës dhe dhembshurinë tonë instiktive për t’u shëruar. Ne do të kemi sukses dhe se suksesi do t’i takojë secilit prej nesh. Duhet të ngushëllojmë që ndërsa mund të kemi akoma më shumë për të duruar, ditët më të mira do të kthehen. Ne do të jemi përsëri me miqtë tanë, do të jemi përsëri me familjet tona, do të takohemi përsëri”, tha Mbretëresha.

Shtuar më 05/04/2020, ora 22:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori