Mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka një mesazh për Aurelën (VIDEO)
Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe së fundmi është befasuar nga një mesazh shumë i veçantë.

E madhja Nexhmije Pagarusha, i ka dërguar asaj një video-mesazh , duke e përshëndetur me fjalët: “Për Aurelën time më të dashur që e kam”.

Kjo e fundit, e mrekulluar nga befasia që i është bërë, vendosi të ndajë me fansat vetëm një pjesë të shkurtër të kësaj videoje.

“Kur të vjen një video përshëndetje nga legjenda e gjallë e muzikës Shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Ndihem e përkëdhelur shumë (përmbajtjen po e mbaj për vete), Fadil Berisha, ti ishe njeriu që bëre të mundur takimin me të 10 vjet më parë”, ka shkruar Aurela në Instagram.

Sidoqoftë edhe Aurela shquhet për zërin e saj të mrekullueshëm dhe potent dhe gëzon respektin e të gjithë kolegëve edhe për tipin e drejtëpërdrejtë që ka. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori