Mblidhet sot konferenca Gjyqësore Kombëtare
Pëlqej
Nën drejtimin e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj do të mblidhet sot konferenca Gjyqësore Kombëtare, ku gjyqtarët nga e gjithë Shqipëria do të votojnë për 5 emrat e rinj si anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Për kandidatë të KLD-së garojnë 30 gjyqtarë nga të 3 nivelet e gjyqësorit në vend, shumë prej të cilëve me një karriere të spikatur në sistemin e drejtësisë.

Konferenca Gjyqësore Kombëtare do të mbahet edhe në mungesë të ligjit, që u shpall antikushtetues në vitin 2008 nga Gjykata Kushtetuese duke rrezikuar futjen në kolaps të sistemit. (albeu.com)
Shtuar më 15/11/2010, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori