Mblidhet komisioni për reformën territoriale
Reforma e re e ndarjes administrative do të rrisë performancën e administratave vendore. Kështu u shpreh sot ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi gjatë mbledhjes së komisionit për reformën territoriale ku u prezantuan veçoritë dhe risitë që ajo do të sjellë.

Reforma territoriale është një realitet i ri në pak muaj qeverisje. Shkaku kryesor i kësaj reforme ka qenë fragmentimi i territorit. Por krijimi i bashkive më të mëdha do krijojë kushtet që administrata vendore të përballojë të gjitha sfidat”, deklaroi Çuçi.

Ministri njoftoi për hartimin e programeve të veçanta për qeverisjen vendore, në mënyrë që ato të jenë të afta të ushtrojnë kompetencat. /albeu.com/


Shtuar më 17/06/2014, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori