Arrestimi i Frrokut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Update - Është shtyrë për të martën në ora 12:00 mbledhja e Këshillit të Mandatave që ishte mbledhur në ora 16:00 për të diskutuar rreth kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Mbledhja u shty pikërisht për shkak të kërkesës që bëri vetë deputeti demokristian për të qënë i pranishëm në mbledhje.


16:12 - Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur sërish para pak minutash, për deputetin Mark Frroku për të vendosur lidhur me një kërkesë të dytë për autorizimin e Prokurorisë për arrestimin e tij.

"Prokurori i Përgjithshëm ka depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë, kërkesën dhe relacionin shoqërues, për dhënie autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirisë, së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z.Mark Frroku", thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.

Këtë herë Prokurorira nuk kërkon arrestimin e deputetit të zgjedhur në Pukë nën siglën e PKD-së për kallëzim të rremë, por për një akuzë më të rëndë të ngritur nga drejtësia belge: Vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti në vitin 1999.

Kësaj rradhe Këshilli drejtohet nga vetë kryeparlamentari Ilir Meta. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2015, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori