Mblidhet Këshilli i Mandateve, diskuton imunitetin e Beqes
Ilir Beqja
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imuniteten është mbledhur sot paradite për të diskutuar mbi heqjen e imunitetit të deputetit të Partisë Socialiste Ilir Beqja.

Kërkesa u dorëzua në Kuvend më 1 tetor nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike të cilët akuzojnë deputetin e opozitës për konflikt interesi.

Sipas tyre në 2009 kompanina e Ilir Beqes fitoi tenderin për pajisjen e bashkisë së Durrësit me sistemin elektronik duke përfituar një kontratë prej 240 milionë lekësh. Nga ana e tij Beqja deklaroi se aktiviteti i kompanisë ishte zhvilluar kur ai nuk kishte qenë deputet.

Aktualisht mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imuniteten zhvillohet me dyer të mbyllura.
Shtuar më 11/10/2010, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori