Mblidhet grupi parlamentar i PD, 15 deputete firmosin:Topalli, kreu i Kuvendit
Albeu.com
Eshte mbledhur nen drejtimin e kreut demokrat Sali Berisha grupi parlamentar i Partise Demokratike. Ne fjalen e tij Berisha beri te ditur se kryetari i ketij grupi do te jete deputeti demokrat Bamir Topi, nderkohe qe 15 deputete kane firmosur kerkesen e tyre qe nenkryetarja e kesaj partie, Josefina Topalli te jete kryetare e Kuvendit te ri te Shqiperise.Kerkesen e tyre ky grup parlamentar do ta parashtroje sot ne kuvend ku pritet qe kerkesa te marre miratimi.

Kryeministri i ri i Shqiperise Sali Berisha, i cili pritet te marre mandatin nga presidenti, ne te njejten kohe dhe lider i PD-se u shpreh se qeveria do te kontrollohet nga opozita e re e cila do te kontrolloje rreptesisht gjithcka duke mos u penguar nga numri i kartonave. Nderkaq Berisha nuk harroi te falenderoje presidentin Mosiu duke u shprehur se ai shmangu vakumin parlamentar.
Shtuar më 02/09/2005, ora 20:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori