Gjykata e Lartë është mbledhur sot për të shqyrtuar 5 kërkesa për ekstradim.
Ndonëse e mbetur me një gjyqtar,
kërkesat po shqyrtohen nga një trupë e përbërë nga anëtarë të Apelit të Krimeve të Rënda, të deleguar nga ana e KLGJ për cështjet urgjente në
Gjykatën e Lartë.
Çështjet e caktura për këtë të martë janë
kërkesat për ekstradimin e Skënder Drizës, Elis Çokut, Aleksansar Nikoliç, Mikel Hoxha dhe Ermal Hatija.
Ndërkohë qe mungesa e gjyqtarëve ka nxjerrë jashtë funksioni
Gjykatën e Lartë, totali i dosjeve që presin gjykimin ka kaluar shifrën 32 mijë.
Shtuar më 12/11/2019,
ora 12:00