Mblidhen sot qeveritë Rama dhe Hoti, çfarë pritet të nënshkruhet
Kryeministri Edi Rama do të takojë sot homologun e tij nga Kosova, Avdullah Hotin, ku pritet që të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme.

Ndër tre marrëveshjet që pritet të firmosen janë ajo për doganën e Kosovës që do të jetë në Durrës, linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.

Të dyja vendet kanë nënshkruar disa marrëveshje ndër vite me njëra tjetrën, por qe janë karakterizuar me moszbatim. Kjo është lista e marrëveshjeve, memorandumeve, protokolleve dhe dokumenteve tjera të miratuara nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme:

Protokoll shtesë i Marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së RepublikësKosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë, në përballje me COVID-19;

Kalendari i përbashkët kulturor vjetor mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të RepublikësKosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë;

Marrëveshje për bashkëprodhim të filmit ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të RepublikësKosovës dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë;

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të RepublikësKosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë;

Auto Mita prezanton Renault Captur 2020 – dizajn të mahnitshëm, enterier të madh e çmim të volitshëm

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së RepublikësKosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim dhe Ndihmë të Ndërsjellë në Raste të Fatkeqësive Natyrore dhe Fatkeqësive të Tjera;

Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të RepublikësKosovës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë për Mobilitetin në Punë;

Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së RepublikësKosovës dhe Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë për Platformën e Përbashkët Digjitale të Arsimit Para universitar;

Protokoll për Ndryshim dhe Shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së RepublikësKosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë;

Memorandum Bashkëpunimi për Krijimin e Korridorit Digjital 5G, dhe Lehtësimin e Lëvizjes në të Ardhmen ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit të RepublikësKosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë;

Protokoll Ndryshues i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RepublikësKosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë Lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal;

Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të RepublikësKosovës dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e Grupit të Punës për krijimin e Fondit të Përbashkët në Mbështetje të Luginës së Preshevës ;

Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës së RepublikësKosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë mbi Bashkëpunimin në fushën e Transportit Hekurudhor;

Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të RepublikësKosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë;

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së RepublikësKosovës për zbatimin e lehtësirave të Ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.
Shtuar më 02/10/2020, ora 08:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori