”Së shpejti do të jem Papi 2”, reperi i njohur jep lajmin e gëzueshëm (FOTO LAJM)

Reperi i njohur, Vig Poppa ka ndarë me fansat lajmin e ëmbël se do të bëhet baba për herë të dytë.

Ai ka postuar në Instagram dy foto të bashkëshortes me barkun e rrumbullakosur dhe shkruan se shumë shpejt do të vijë në jetë fëmija i dytë.

“Së shpejti…do të jem Papi 2.0″, shkruan reperi teksa ka marrë urime të shumta nga kolegët dhe ndjekësit. Vig Poppa nuk e ka zbuluar akoma gjininë e fëmijës teksa kujtojmë që ai është baba i një djali 5 vjeç.


Shtuar 24.05.2020 07:34