Gjoni thërret mbledhje urgjente të Këshillit Mbikqyrës të BSH
Pëlqej
UPDATE - Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka nisur sot rreth orës 19:00 një mbledhje urgjente pas arrestimitGuvernatorit Ardian Fullani, një ditë më parë.

Mësohet se mbledhja urgjente është thirrur nga zv/guvernatorja Elisabeta Gjoni, e cila pritet të zërë vendin e Fullanit në krye të BSH, pasi Ligji i Bankës së Shqipërisë parashikon vendosjen e zv.guvernatorit në drejtimin e Bankes, kur Guvernatori mungon ose kur ka pamundësi për të vepruar.

Pritet që Këshilli Mbikëqyrës të analizojë qëndrimin që do të mbajë pas arrestimitGuvernatorit Fullani dhe Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi.
Shtuar më 06/09/2014, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori