Mbledhja u shty, mbështetësit e Tahirit me brohorima jashtë Kryesisë
Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandatit të Rregullores është pritur me brohorima dhe duartrokitje nga mbështetës të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri jashtë selisë së Kryesisë së Kuvendit.

Që në nisje të mbledhjes, jashtë mureve të Kryesisë qëndruan qytetarë dhe mbështes të deputetit socialist, ku do të vendosej nëse atij do t’i hiqej apo jo imuniteti pas akuzave për përfshirje në trafik të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, pas shumë orësh diskutime, kryetari i Kuvendit vendosi që mbledhja të shtyhet për nesër në orën 10:00.
Shtuar më 20/10/2017, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori