Mbledhja për dekriminalizimin kthehet në arenë humori
Në Komisionin e Ligjeve po diskutohej rreth dekriminalizimit por se gjithçka është kthyer në arenë humori mes deputetëve të PS-së dhe të PD-së.

Gjithçka ka nisur kur Ulsi Manja nga PS po iu drejtonte disa pyetjeve kolegëve demokratë.

Këta akuzuan Manjan se pyetjet i vinin me anë të mesazheve.

Më pas debati u përmblodh rreth diktatorit Enver Hoxha.

Eduard Halimi tha se Koço Kokëdhima dhe Fatmir Xhafaj i jepnin lule Enverit, por se kanë reaguar edhe deputetët socialistë.

Xhafaj u kundërpërgjigj se "së paku njërit nuk ia kam lëpirë..." duke nënkuptuar Sali Berishën, kurse Manja u shpreh se Saliu i jepte ilaçet Enverit. /Albeu.com/
Shtuar më 05/04/2016, ora 18:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori