Mbledhja e qeverisë, ja vendimet e marra sot
Qeveria miratoi sot në parim kontratën financiare me Bankën Evropiane të Investimeve për bypass-in e Vlorës, për një kredi me vlerë 18 milionë Euro.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe marrëveshja e garancisë mes Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për linjën e kredisë për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave.

Në fushën e kulturës, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra drejtorin e Teatrit Kombëtar Eksperimental, Kastriot Çipi, duke emëruar në vend të tij Kiço London. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2014, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori