Mbledhja e PD-së, Patozin e Bregun i ulin në tavolinën e "kalamajve"
Pëlqej
Pas kritikave të njëpasnjëshme të deputetëve Astrit Patozi dhe Majlinda Bregut ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha, duket se ka ndryshuar edhe roli i tyre në Partinë Demokratike.

Ditën e djeshme në mbledhje në selinë blu, Bregu dhe Patozi gjenden në cep të mbledhjes.

Siç shihet edhe në këto foto, Majlinda Bregu e Astrit Patozi janë ulur në fund të sallës, mbështetur në një stol tek muri, ndërsa Albina Deda, Ervin Salianji e demokratë të tjerë të rinj janë ulur në mes të tryezës duke i zënë vendin veteranëve.

Ndoshta gjithçka është rastësi, por në foto shihet edhe Dashamir Shehi që duket sikur habitet me pozicionin që kanë dy deputetët, ndërsa Bregu i kthehet me një të qeshur.

Si Bregu ashtu edhe Patozi kanë qënë ndër zërat më kritikë brenda PD-së. Ata kanë kundërshtuar bojkotin e Parlamentit që iu bë për 3 muaj nga PD bashkë me aleatët e vegjël, por ashtu edhe vendimin e PD-së për të bojkotuar zgjedhjet. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori