Mbledhja e KS per Kosoven, ende e pasigurte
Pëlqej
Albeu.com
Kosta Rika, vendi qe ka kryesine e radhes se Keshillit te Sigurimit konfirmoi per Radion Evropa e Lire se nuk eshte caktuar ende nje date kur do te mblidhet Keshilli per te diskutuar per ceshtjen e Kosoves.Ende nuk eshte e qarte nese do te mbahet mbledhja e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, e planifikuar per sot.

Kosta Rika, vendi qe ka kryesine e radhes se Keshillit te Sigurimit konfirmoi per Radion Evropa e Lire se nuk eshte caktuar ende nje date kur do te mblidhet Keshilli per te diskutuar per ceshtjen e Kosoves.

Paqartesia lidhet me faktin se deri tani nuk eshte dorezuar raporti per Kosoven nga sekretari Ban Ki Moon. Autoritetet kosovare pavaresisht presionit, nuk e kane pranuar planin gjashtepikesh te propozuar nga OKB, qe perfshin kushtet e Beogradit.

Nderkombetaret ishin shprehur optimiste per gjetjen e nje zgjidhjeje me kreret e institucioneve te Kosoves brenda kesaj jave, por deri tani te gjitha negociatat kane deshtuar. (tch)
Shtuar më 14/11/2008, ora 18:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori