Mbledhja e KQZ, PS: Regjistri kombëtar, i pabesueshëm
Në mbledhjen e sotme të komisionit Qendror të Zgjedhjeve përfaqësuesit e partisë Socialiste ngritën shqetësimin mbi
vonesat e njësive të qeverisjes vendore në publikimin e listës së zgjedhësve.

Socialistët pretendojnë se Regjistri Kombëtar nuk është i besueshëm dhe në lista figurojnë të vdekurit. Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi theksoi se Komisioni është në fazën e krijimit të një datebase për qendrat e votimit.


"Problematika qëndron tek materialet që na vijnë me mungesa dhe paqartësi nga njësitë vendore. Jo më vonë se sot ose nesër do të bëjmë njoftimet tona për shtyp dhe do të marrim masa ndaj atyre njësive vendore që nuk i kanë sjellë në kohën e duhur dhe sipas ligjit listat zgjedhore", theksoi Lleshi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton raportet e dy auditëve teknicienë për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe proçesin e hartimit të listave, deri më datën 3 shkurt 2013. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2013, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori