Mbikeqyren ligjet e Marreveshjes së Ohrit neper komuna
Albeu.com
Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive filloi aksionin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit në komunat ku bashkësitë etnike jo shumicë janë mbi 20%.Në këto komuna janë formuar komisione të përziera të cilët nga afër do të shohin se në cilat fusha ka ngecje. Kryetari i komitetit Xhevat Ademi tha se në interes të Maqedonisë është që Marrëveshja kornizë të mos mbetet e shkruar vetëm në ligje por të zbatohet në praktikë.
“Kështu ne dëshmojnë se detyrimet ligjore nuk janë vetëm obligime por janë edhe përcaktim dhe përkushtim i yni”, deklaroi Xhevat Ademi, kryetar i komitetit për marrëdhënie midis bashkësive.
Kryetari i BNJVL -së Koce Trajanovski pohoi se BNJVL dhe komunat me seriozitet dhe përgjegjësi e kanë kuptuar këtë çështje. Ai tha se parimi i Badenterit gjatë miratimit të vendimeve po zbatohet që paraqet vullnet të mirë për kyçjen e komunave në zbatimin e kritereve që kërkohen nga Brukseli.
“Ne me këtë takim duam që të kyçemi midis tjerash në aktivitetet që nënkuptojnë përmbushje të kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe pse këtë në rend të parë e bëjmë për ne për qytetarët dhe vetë Maqedoninë“, theksoi Trajanovski.
Komisione për marrëdhënie midis bashkësive janë formuar në 14 komuna nga gjithsej 32 komuna që kanë bashkësi etnike jo shumicë mbi 20% . 12 prej tyre kanë filluar procedurën e formimit të komisioneve. Sipas BNJVL-së komisionet mbikëqyrëse pritet të formohen deri në fund të gushtit edhe në 6 komunat tjera në të cilat nuk ka filluara ky proces. (alsat)
Shtuar më 28/07/2009, ora 21:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori