Mbi 6500 viktima nga koronavirusi, si është situata në shtetet më të prekura
Ka shkuar në 6,526 bilanci i viktimave nga koronavirusi dhe 170,237 të infektuar në të gjithë botën. Fatmirësisht, 77,788 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet.

Vendi më i prekur është Kina me 3,213 të vdekur dhe 80,866 të infektuar. Megjithatë rastet e reja me koronavirus kanë ardhur duke u ulur.

Vendi i dytë më i prekur është Italia me 1,809 viktima dhe 17,660 të infektuar. Prej disa ditësh vendi është shpallur zonë e kuqe.

Vendi i tretë më i prekur është Irani me 724 të vdekur dhe 13,938 të infektuar.

Ndërkohë edhe Shqipëria është prekur nga koronavirusi ku deri më tani është regjistruar një viktimë dhe 42 të infektuar.

Ndërkohë Organizata Botërore të Shëndetësisë e ka konsideruar Evropen si epiqendra e re e pandemisë COVID-19.
Shtuar më 16/03/2020, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori