Mbi 50 mije shqiptare te Maqedonise pa shtetesi
Albeu.com
Mijëra shqiptarë vazhdojnë të jenë pa nënshtetësinë e Maqedonisë dhe ky problem vazhdon të heshtet, edhe para diplomatëve të lartë të BE-së, me pretendimet se është harmonizuar ligji për shtetësi sipas standardeve evropiane.Mbi 50 mijë shqiptarë vazhdojnë të jenë pa shtetësi dhe kryesisht pa të kanë ngelur të gjithë ata që janë lindur në Maqedoni dhe jetojnë me dekada të tëra, ndërsa pas periudhës së shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe në fillimet e pavarësimit të Maqedonisë janë gjetur jashtë vendit. Kjo kategori e qytetarëve përbëhet kryesisht nga shqiptarë që për mbi 50 vite e më tepër jetojnë në Maqedoni, por që kanë origjinë nga zonat e tjera shqiptare nga Kosova, Lugina e Preshevës apo ish-republikat e tjera jugosllave.
Shtuar më 01/08/2009, ora 00:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori