Mbi 45% e maqedonasve i tremben shperthimit te dhunes
Albeu.com
Më shumë se 25 për qind e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se marrëdhëniet ndëretnike në këtë vend janë përkeqësuar gjatë 12 muajve të fundit. Ky konkluzion është arritur nga një sondazh i organizuar nga ...... Universiteti i Evropës Juglindore në bashkëpunim me Zyrën e UNDP-së në Shkup.

Ndërkohë, 57 për qind e të anketuarve mendojnë se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni nuk kanë ndryshuar, ndërsa 1 për qind mendojnë se janë përmirësuar gjatë 12 muajve të fundit. Pothuajse gjysma e të anketuarve thanë se shpesh shkojnë edhe në kafenetë në pronësi të personave nga bashkësia tjetër etnike.

"Është e vogël përqindja e atyre që konsiderojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar, në të kundërt me atë që reflektohet kohët e fundit nëpër media", vlerësoi në prezantimin e analizës An Mari Ali nga Zyrja e UNDP-së në Shkup.

Sipas analizës, 54 për qind nga të anketuarit janë të bindur se nuk ka rrezik për konflikte etnike, për 8.9 për qind rreziku për këtë është i vogël, ndërsa në total 45.5 për qind tremben nga konfliktet e dhunshme etnike.

Pothuajse 90 për qind nga të anketuarit thanë se nuk janë të diskriminuar mbi bazë të përkatësisë së tyre kombëtare ose fetare gjatë punësimit, përparimit në karrierë, ndryshimin e vendit të jetesës, aplikimit në institucionet e arsimuara dhe shfrytëzimin e shërbimeve sociale dhe sigurimit.

Analiza tregon edhe disparitet të madh në varfërinë mes bashkësive etnike, në cilin problem potencohet bashkësia rome. Shërbimet sociale që i fitojnë qytetarët në nivelin lokal janë më të mira në krahasim me atë qendror, ndërsa Qeveria duhet të ndërmarrë masa për përmirësimin e shërbimeve në arsim, për fëmijët dhe personat me nevoja të posaçme.

Sipas analizës, personat nga mjediset rurale kanë probleme më të vogla financiare nga ato urbane. Si sfida më të mëdha në sektorin shëndetësor janë theksuar shpenzimet për blerjen e medikamenteve dhe shërbimeve, koha e pritjes për kontroll dhe largësia e objekteve shëndetësore. Në analizën e UEJL-së janë përfshirë 1 000 të anketuar.
Shtuar më 28/05/2010, ora 22:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori