Mbi 4 milion të infektuar dhe 290 mijë viktima, COVID-19 akoma nuk po e ndal ritmin
Ka shkuar në 290 mijë numri i viktimave dhe 4 342 848 numri i të infektuarve nga koronavirusi në botë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë në botë me numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve nga Covid 19.

Britania dhe Italia janë vendet e tjera më të prekura nga fatalitetet nga koronavirusi.

Megjithatë krahasimet janë shumë të vështira për shkak të metodave të ndryshme të aplikuara nga shtetet për të raportuar të dhënat e tyre. Mungesa e testimeve dhe problemet në shumë vende mund të fshehin gjithashtu shkallën e vërtetë të përhapjes së pandemisë.

Shtuar më 13/05/2020, ora 08:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori