LIVE/ Biden flet nga Shtëpinë e Bardhë, gati hakmarrja ndaj Rusisë (VIDEO)

Presidenti amerikan Joe Biden ka dalë në një reagim të fundit lidhur me konfliktin në Ukrainë, ku Rusia vendosi që të fusë trupas e saj ushtarake në fqinjin e saj perëndimor.

Biden pritet të flasë për sanksionet amerikane në ditët në vazhdim, pas sanksioneve të vendosura nga Gjermania e cila ndaloi ndërtimin e gazëjellësit rus Nord Stream 2 dhe sanksioneve britanike ndaj bankave dhe agresionit rus.

Më herët, zëdhënësja e Biden, Jen Psaki vlerësoi vendimin e Gjermanisë për të të pezulluar gazsjellësin Nord Stream 2 duke theksuar se gjatë orëve të mbrëmjes do të shpallen edhe sanksionet e tjera, tashmë nga administrate Biden.

Kujtojmë se ditën e djeshme presidenti rus Vladimir Putin firmosi dekretin për njohjen e pavarësisë të dy rajoneve të kontrolluara nga rebelët rus në Ukrainë, Luhanskut dhe Donteskut, dhe sot, ai ëkrkoi lejen nga Duma ruse për të ndërhyrë ushtarakisht në këto rajone./albeu.com/


Shtuar 22.02.2022 20:38