Mbi 20 vjedhje në Tiranë, pranga dy grabitësve
Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të cilët akuzohen për realizimin e mbi 20 vjedhjeve në kryeqytet. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se falë operacionit "Kasketa" të ndërmarrë nga komisariati i Policisë numër 2 u bë i mundur, në sajë të një pune me metoda proaktive të realizuara prej tre muajsh të bëhej kapja e të kërkuarit Aleksandër Ndrelalaj, 44 vjeç, lindur ne fshatin Gjorm Kurbin dhe banues në Kamëz, Tiranë, i dënuar më parë në Itali për dhunë ndaj bashkëshortes.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Rrethit Tiranë më datë 29.05.201, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për vjedhjen e banesës së shtetasit të B.A, ndodhur më datë 28.04.2014">2014, në Rrugën e Kavajës.

Nga ecuria e hetimit është dokumentuar tërësisht implikimi i tij në 19-të vjedhje.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Aleksander Ndrelalaj ka përdorur si mekanizëm, hapjen e dyerve të banesave me karta të ndryshme telefoni, ku këto vjedhje kryesisht i ka realizuar gjate orëve të vona të natës. Janë sekuestruar me cilesinë e provës materiale, kompjuter lap-top i markës "Acher", me aksesorët e tij, 5 (pesë) copë karta telefonike, me të cilat realizonte hapjen e dyereve, 3(tre) aparate telefonash celular të markave të ndryshme, një orë dore e markes "Viceroy", ngjyre e zezë, një xhup i zi.

Policia e Tiranës ka arritur gjithashtu të identifikojë dhe të arrestojë shtetasin Selaudin Shehu, i cili akuzohet për 5 vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës mësohet se në kuadër të operacionit te koduar "Komshiu", u bë dokumentimi ligjor dhe në orën 23.00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Filip Selaudin Shehu, 27 vjeç, banues në Tiranë, sepse nga puna e bërë rezultoi se është autor i vjedhjeve të ndodhura, më datë 09.06.2014">2014, ka vjedhur një sasi bizhuteri të ndryshme dhe materiale të tjera në banesën e shtetasit A.L.

Më datë 07.06.2014">2014, në rrugën “Aleksandri i Madh” në Fushë-Mëzes, ka vjedhur tela të instalimeve elektrike ne pallatin ne ndërtim të firmes "Devi 2001" me vlere rreth 10 000 lek. Më datë 04.06.2014">2014, rreth orës 02.00, rrugën "Fejzi Hizmo", ka tentuar të vjedhi banesën së shtetasit A.I. si dhe më datë 28.05.2014">2014, ka vjedhur banesën e shtetasit A.L, ku ka vjedhur nje televizor "SONY". /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2014, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori