Mbi 2 milion euro, zbardhet identiteti i shoferit të kamionit që u vu në pranga
Lidhur me sekuestrimin e 2 milionë eurove që u kapën në Portin e Durrësit, të cilat ishin të vendosura brenda një kamioni që vinte me traget nga Bari, policia ka mundur të arrestojë edhe drejtuesin e mjetit.

Shoferi i kamionit është Andon Thanasi. Ai po transportonte brenda kamionit mallra fasonerie, ndërkohë që pas një kontrolli iu kap edhe sasia e madhe e parave.

Mësohet se veç tij janë shoqëruar në komisariat edhe disa persona të tjerë.

Nga kontrolli i ushtruar, paratë u gjetën të vendosura në 5 qese, brenda kamionit.

Drejtuesi i kamionit nga Tirana kishte bërë disa rrugë nga Bari në Durrës.

Nga hetimet kanë lindur dyshime se në linjën përmes tregtisë bëhej edhe trafiku i parave që dyshohet se mund të ketë prejardhje kriminale.
Shtuar më 13/06/2020, ora 19:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori