Zëri i “Mulan”, ndërron jetë në moshën 48-vjeçare aktorja e njohur

Këngëtarja dhe ylli i Disney, Coco Lee është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare .

Sipas një raportimi të BBC-së, ajo vuante prej vitesh nga depresioni, ndërsa motrat e gjetën në gjendje kome në shtëpi, pas një tentative për vetëvrasje.

Ajo thuhet se ka tentuar t’i japë fund jetës të dielën. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin ku u transferua, Coco Lee nuk ia doli dhe dha frymën e fundit të mërkurën. Ajo ka lindur në Hong Kong, por në moshë shumë të re u zhvendos në SHBA, ku filloi karrierën e saj.

Pasi publikoi albumin e saj të parë, ‘Mandarin’, ajo ia dha zërin heroinës së Disney-t ‘Mulan’ në filmin me të njëjtin emër, dhe performoi gjithashtu kolonën zanore të ‘Hidden Dragon’ në 2001.

“Jo, ajo thjesht na solli gëzim me këngët dhe kërcimet e saj për 29 vitet e fundit, por ka punuar shumë për të hapur terren të ri për këngëtarët kinezë në skenën muzikore ndërkombëtare. Ajo bëri gjithçka që mundi për të shkëlqyer për popullin kinez”, thanë motrat e saj.

Kënga e saj e fundit u publikua dy javë më parë dhe titullohej “Kënga e betejës”.

Këngëtarja ishte e martuar me Bruce Rockovich në vitin 2011. Edhe pse u përfol se ishin ndarë tre vite më parë, asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi. /Albeu.com.


Shtuar 5.07.2023 22:16