Mbi 100 000 viktima, sipas Sazan Gurit COVID-19 është "hakmarrja" e natyrës ndaj njeriut
"Njeriu duhet të mendojë tani, të paktën ta përkthejë këtë pandemi në vlera të dobishme të natyrës dhe njeriut..."

Ambjentalisti Sazan Guri thotë se janë pikërisht vendet me nivelin më të lartë të ndotjes që janë prekur më shumë nga shpërthimi i pandemisë, COVID-19.

Guri: Ndotja e ajrit që bën një mushkëri të lënduar e të pezmatuar, të gatshëm për ta pësuar më ashpër dhe më keq një faktor tjetër që është virusi.

Ambjentalisti mendon se infeksioni është një kundërpërgjigje e natyrës ndaj këshillon qytetarët që t'i rikthehen asaj.

Guri: Njeriu duhet të mendojë tani, të paktën ta përkthejë këtë pandemi në vlera të dobishme të natyrës dhe njeriut. Natyra është ajo çka ne i bëjmë asaj.

Sipas matjeve të bëra kohët e fundit, masat kundër koronavirusit kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të ndotjes së ajrit duke shënuar një nivel 25 më të ulët se standarti i përcaktuar nga BE.

Shtuar më 15/04/2020, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori