Mbetje kancerogjene nga Italia, flet gruaja e njërit prej të arrestuarve
Gruaja e pronarit mallit që u kap në portin e Vlorës dhe në të cilin u tha se kishte mbetje të rrezikshme ka deklaruar se në fakt materiali është për elektroshtëpiake dhe jo sic u tha.

Pronar ishte Zamir Kornuzi, 46 vjeç i cili është vënë në pranga.

Ndërkohë bashkëshortja e tij është shprehur se ata kishin marrë 5 qese dhe në to kishte një material “lesh xhami” që përdoren në pajisjet elektroshtëpiake kundër nxehtësisë.

“Ky është materiali që ishte aty. Kjo është në çdo sobë, frigorifer, në çdo pajisje që ka problem nxehtësinë. Dje ka mbërritur. Kjo ishte në ato 5 qeset që ishte me plehra” tha ajo.

Policia ka arrestuar 6 persona: Festim Tafa , kapiten dhe Kujtim Xhafellari zëvendës kapiten i tragetit S.T.Damian, Arber Cuni, shoferi i furgonit ku u gjetën mbetjet. Po ashtu janë arrestuar si dhe Drejtori operativ i agjencisë Euroferries.

Ata po hetohen për Veprat penale Kontrabandë me mallra te ndaluar ose te kufizuar.

Sipas policisë ky është një rrjet i trafikut të mbetjeve toksike dhe lëndës kancerogjene amiant, të cilat nga Italia do të groposeshin në qytetin e Vlorës.
Shtuar më 21/02/2020, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori