Mbetje kancerogjene? Del raporti për kamionin që u kap në Vlorë
Vetëm dy ditë më parë u kap një kamion në Vlorë me një sasi materialesh që u konsideruan si mbetje kimike dhe kacëerogjene.

Por ditën e sotme ka dalë edhe raporti për mbetjet që u gjetën në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, që solli në arrestimin e 6 personave.

raporti thuhet se janë bërë matjet me pajisjen MINI RAD të mbetjeve, nga e cila rezultoi se ato nuk kanë përmbajtur radio-aktivitet shkruan bë.

Procedura u shoqërua me fotografitë e nevojshme kriminalistike.

Kujtojmë se në pranga përfunduan Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmësmbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.

Shtuar më 22/02/2020, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori