E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas 10-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Kamzës, ku mësohet se një  10-vjeçar është goditur nga një automjet, e për pasojë ai është dërguar me urgjencë në spital.

Fatmirësisht mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në polici.

Njoftimi i plotë i policisë:

Informacion paraprak. Me datë 18.12.2021, rreth orës 10:15, në Kamzë, te rrethrrotullimi, mjeti me drejtues shtetasin H. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç.

Si pasojë i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 18.12.2021 11:44