Mbeten në burg 3 të akuzuarit për atentatin ndaj Lulzim Kullës
Janë lënë në burg tre të arrestuarit si personat e dyshuar lidhur me atentatin me tritol, ndaj Lulzim Kullës.

Nga shpërthimi mbeten të plagosur 8 persona, ndër to edhe vetë objektivi i atentatit.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta.

"Nuk kemi lidhje me atentatin ndaj Lulzim Kullës. S'kemi qënë kurrë në Shkodër”- kanë thënë atë. /albeu.com/


Shtuar më 11/02/2018, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori