Mbesa e ish-presidentit Nishani rekrutohet nga “Playboy” (FOTO LAJM)

Mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, Beniada Nishani ka nisur punën e re si modelja e revistës “Playboy” të Portugalisë.

Biondja 25- vjeçare nga Durrësi, por e rritur në Itali, që po komentohet këto kohë në shoëbiz-in italian për pozat e saj të guximshme, sapo ka realizuar edhe fotot e reja topless në breg të detit për revistën “Playboy”, ndërkohë që ka marrë komplimente dhe urime pa fund nga familjarët dhe miqtë për përfshirjen në këtë projekt të ri.

Vetë Beniada specifikon si armën më të fortë të fizikut këmbët e gjata, që thotë se i ka trashëguar nga babai, ndërkohë që veçon Candice Sëanepoel, si një nga modelet që e do dhe e vlerëson profesionalisht.

Kështu ka treguar modelja bionde, që spikat për bukurinë e pastër dhe të brishtë. Sa i takon stilit të jetës ajo e krahason jetën që bën me vajzat e serialit “Sex and the city”.

Është një nga filmat që unë dua më shumë, sepse në jetën time kam tri mikesha, vajza fantastike, e secila prej tyre përfaqëson përkryer protagonistet.

Ky film është shumë më i vërtetë se ajo që ju besoni! Këto femra janë gjeneratat e reja, gra të lira dhe të emancipuara, që flasin për çdo gjë pa turp. Natyraliteti është çelësi për çdo gjë në jetë. Më e afërt me karakterin tim është pa dyshim Carrie, por unë jetoj me një dozë më të lartë të çmendurisë se ajo. Ndër sa për burrin e ëndrrave Beniada thotë se duhet të jetë i arsimuar, i këndshëm, pra të ketë sens humori.

Në një raport dashurie tregon se nuk e pranon mungesën e sinqeritetit dhe tradhtisë.

“Unë do të doja që të kem një familje me vlerat e së kaluarës. Edhe pse sot shumë të rinj ndalojnë te pamja, gjë që i pengon të depërtojnëpërtej asaj që ata e shohin.

Kështu që të qenët një grua e bukur shpesh është një handikap në vetvete”, shprehet ndër të tjera Beniada. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2017, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori