Mbesa e Berishës në sulm ndaj mediave (FOTO LAJM)

Mbesa e ish kryeministrit Berisha, në postimin e radhës në Facebook i ka kushtuar kohë një statusi për atë çfarë ndodhi në Francë. Në shkrimin e radhës, ajo ka krahasuar ngjarjen e Francës dhe problemet që ka liria e medias në vendin tonë.

Portali Albeu raporton se teksa komentet janë mbështetëse për problematikën e trajtuar, Dasara thekson se ka ardhur koha për ndryshim.

"Meqë luftoni për lirinë e shtypit në Europë, pse nuk keni menduar naj herë për lirinë e shtypit në Shqipëri?

Pse nuk keni menduar sa njerëz të ulët janë ata që teksa sulmohen, marin mediat në telefon me ulërima histerikësh duke i'u hakërryer për lajme të vërteta mbi ta, ndërsa për shpifjen nuk ngre njeri zërin… nuk guxon njëri të flasë për diçka që nuk i pëlqen 'të fortit' sepse mer kërcënime, nga ato më banalet si telefonata të kalamajve të llastuar të prindërve me pushtet, e deri te pushtetarëve vetë.

Nuk është postim për të debatuar, është thjeshtë diçka mbi të cilën duhet të reflektojmë të gjithë dhe të mësojmë të respektojmë lirinë e mendimit të të tjerëve.

Problemi duhet gjetur në fillim tek vetja, jo tek media që ju 'nxorri të palarat', përfundon postimin ajo. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori