Mberrin ne Tirane delegacioni i KiE
Albeu.com
Ka mbërritur në Presidencë delegacioni i KiE që i cili do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit Bamir Topi. Delegacioni i përbërë nga rreth 10 komisionerë, më pas, do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe në orën ...... 11.45 është planifikuar takimi me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e Kryeministrisë. Pas takimeve me tre krerët e shtetit, grupi i të dërguarve të Këshillit të Evropës ka në dispozicion 2 orë për të drekuar. Ndërkaq, më vonë, rreth orës 15:15, delegacioni do të takohet me kryetarin socialist, Edi Rama dhe drejtues të tjerë të partisë në opozitë. Delegacioni do të rikthehet rreth orës 17.00 në Presidencë, ku për rreth një orë do të kenë një takim përmbledhës me Presidentin Bamir Topi, që tashmë është pozicionuar në rolin e negociatorit.
Shtuar më 22/02/2010, ora 16:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori