Mbërrin në Tiranë ambasadorja amerikane Yuri Kim

Ka mbërritur në Tiranë shefja e re e diplomacisë së Washingtonit Yuri Kim.

Yuri Kim ka mbërritur në Shqipëri plot trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Pas një qëndrimi të shkurtër në terminalin VIP nga ku u prit prej stafit të Ambasadës ajo është nisur drejt Tiranës, për të nisur të enjten ditën e parë të punës si ambasadore.

Pas Mariza Linos dhe Marcie Ries ajo është e treta diplomate grua që do të drejtojë selinë e Uashingtonit në Rrugën e Elbasanit.

Shtuar më 22/01/2020, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori