Mbërrin në Shqipëri "Meshari" i Gjon Buzukut
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ka mbërritur nga Selia e Vatikanit në Tiranë kopja origjinale e librit të parë shqip, Meshari i Gjon Buzukut. Kopja origjinale e Mesharit e cila daton që nga viti 1555 vjen në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ndërsa ajo do të qëndrojë e ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare gjatë muajit nëntor.

Meshari i Gjon Buzukut do të ekspozohet nesër në orën 18:00 në Bibliotekën Kombëtare ndërsa do të qëndrojë atje deri më datën 28 Nëntor.

Biblioteka Apostolike e Vatikanit pranoi kërkesën e Shqipërisë për të ekspozuar veprën më të lashtë në gjuhën shqipe, “Mesharin”, në Tiranë.

Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova.

Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe.

Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2012, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian