Mbërrin në Shqipëri Izet Haxhia, aeroporti i Rinasit blindohet nga policia
Ish-truproja i Berishës ka mbërritur në Rinas vetëm pak minuta më parë.

Izet Haxhia kishte disa ditë që po pritej të vinte që kur u konfirmua ekstradimi i tij në Shqipëri, nga Turqia.

Ai është pritur nga një grup i konsiderueshëm policësh dhe kamerash dhe gjithçka është bërë gati për ta shoqëruar në ambientet e policisë.

Haxhia do tw shoqwrohet nw paraburgimin e 313, ndërsa brenda 48 orëve ai do të dalë para gjykatës.

Përvec policisë dhe kamerave, në Rinas ka pasur edhe njerëz të dnryshëm që e kanë pritur Haxhinë. /albeu.com/

Shtuar më 08/05/2018, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori