John kerry përfundon takimin me Nishanin, niset drejt Kryeministrisë
Update- Përfundon takimi i sekretarit amerikan te shtetit, John Kerry me Presidentin Nishani, poshtë shkallëve të avionit. Ishte takim i shpejte, ndoshta edhe për shkak te vonesës prej 45 minutash të mbërritjes së sekretarit amerikan në Shqipëri.

09:52-Mbërrin me 45 minuta vonesë avioni i John Kerry-t në aeroportin e Rinasit
Avioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry ka prekur tokën shqiptare në orën 09:45. Kerry mbërriti 45 minuta me vonese nga orari i parashikuar ne axhende. Ne pritje te tij ne aeroport ndodhet Presidenti Nishani, i shoqëruar nga ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu.

Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Gjithashtu, mësohet se Kerry se përpos takimeve që do të ketë me ministrin e Jashtëm, Kryeministrin dhe krun e PD-së, ai do të takojë edhe të rinj nga shoqëria civile, takim që mbahet në Muzeun Kombëtar.

Ai eshte sekretari i pestë amerikan i shtetit, i cili viziton Shqipërinë. /albeu.com/


Shtuar më 14/02/2016, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori