Mbërrijnë në Tiranë të plagosurit e aksidentit në Gjirokastër
Update- Të plagosurit e aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin Tepelenë-Gjirokastër janë transportuar me helikopter nga Gjirokastra në Tiranë.

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa tre të tjerë humbën jetën.

Viktimat janë dy fëmijë dhe një grua. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në kryeqytet, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Nga hetimet paraprake thuhet se aksidenti i rëndë ndodhi si pasojë e një parakalimi të gabuar. /albeu.com/

Shtuar më 24/07/2016, ora 16:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori