Pogba mendohet dhe Juventus e merr me qetësi, por PSG dhe Real nuk dorëzohen

Paul Pogba nuk është më një lojtar i Manchester United pasi mesfushori francez nuk rinovoi kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Pogba ka vendosur që të vendosi me kujdes për të ardhmen e tij edhe pse mundësitë janë të mëdha që ai të rikthehet te Juventus. Gjithashtu, klubi italian ka vendosur ta marrë me hapa të vegjël këtë transferim.

Por ka një problem për Juven, pasi PSG dhe Real Madrid nuk janë aq të durueshëm. Të dy klubet e mëdha vazhdojnë negociatat me agjentin e Pogba dhe tashmë që Raiola, ish-agjenti i tij nuk jeton më, Real Madrid dhe PSG mund ta kenë më të lehtë nisjen zyrtare të negociatave me mesfushorin francez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.06.2022 16:00