Mbaron koha për avokatët e “Bandës së Cërrikut”
Gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë paraqitur kërkesat dhe deklaratat e fundit nga ana e avokatëve në lidhje me “Bandën e Cerrikut”

Në këtë seance janë paraqitur kërkesat dhe deklaratat e fundit nga ana e avokatëve mbrojtës, po ashtu edhe organit të akuzës pasi procesi tashmë ka mbërritur në fazën përfundimtare.

Në seancën e 15 nëntorit prokurori Anton Martini do të japë pretencën ndaj 9 anëtarëve të kësaj bande, ndërsa mbi ta rëndon akuza për vrasje.

Kjo ngjarje ka ndodhur më 23 mars të vitit 1997, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës te Gardës së Republikës si dhe u plagosën 9 punonjës të Policisë së Shtetit./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori