La qelinë e burgut, gjyqtarja Enkeleda Hoxha shfaqet në oborrin e GJKKO

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, e pashoqëruar nga një mbrojtës ligjor. Hoxha nuk ka pranuar të bëjë komente para gazetarëve.

Kujtojmë se disa muaj me parë-ish gjyqtarja u dënua me 2 vite burg, ndërsa në fillim të këtij muaji ajo u lirua nga burgu, pasi ajo e ka shlyer dënimin, duke llogaritur edhe paraburgimin.

Hetimi disa mujor zbuloi se si gjyqtarja Hoxha kishte shuar disa dënime të përjetshme të personazheve të njohur të botës së krimit. Në këtë skemë ishte i përfshirë dhe avokati Aldo Tabaku, ky i fundit vijon të qëndrojë në burg, pasi GJKKO e dënoi me 4 vite burg.

Referuar dosjes SPAK, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha./albeu.om