Mbani çadrën me vete, shiu i dendur mund të fillojë nga momenti në moment
Reshjet e shiut kanë përfshirë një pjesë të mirë të vendit, ndërsa pritet që e njëjta situatë të vijojë deri në fundjavë.

Siç parashikon Meteoalb, orët vijuese do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu afat-shkurtërpjesën më të madhe të vendit.

Parashikohet që deri në fundjavë të mbetemi në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet, vranësirat dhe shira afat-shkurtër do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 10⁰C min - 26⁰C max.
Shtuar më 28/05/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori