Apeli lë në qeli ish-shoferin e Ardi Veliut

U arrestuan si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte mallra te vjedhura me vlere nga Franca ne Shqipëri, apeli i GJKKO jep vendimet.

Zbutet masa e sigurisë për 4  nga 11 të arrestuarit.

Gjyqtari  Engert Pëllumbi  ndryshoi masat nga arrest në burg në arrest shtëpie për Gentjan  Agën dhe Adil Shehun dhe nga në detyrim paraqitje për Tomor Barutin e Vangjush Kasharën.

Ndërsa në burg do të qëndrojnë Sokol Idrizaj ish shofer i Ardi Veliut dhe bashkëshortja e tij Elda Idrizaj si dhe tre persona të tjerë.

Ata akuzohen se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti  francez drejt Shqipërisë, ku më pas janë shitur  në mënyrë të fshehtë nëpërmjet  argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara.

Arrest me burg:

  1. Agustin Mesuli
  2. Altin Deda
  3. Florian Baku
  4. Sokol Idrizaj
  5. Elda Idrizaj
  6. Egi Idrizaj

Detyrim paraqitje:

  1. Bora Idrizaj
  2. Tomorr Baruti
  3. Vangjush Kashara

Arrest në shtëpie:

  1. Gentjan Aga
  2. Adil Shehu

Hetimet

Hetimet kishin nisur prej më shumë se një viti pas informacioneve të marra nga autoritetet franceze. Nga hetimet paraprake të kryera në Francë, këta persona dyshohet se vidhnin sende të ndryshme dhe pastronin të ardhurat që rridshnin nga shitja e tyre. Po ashtu rezulton se janë dy grupe kriminale që kanë vepruar në dy vendet, Shqipëri dhe Francë.

Si funksiononte skema e kontrabandës së mallrave me vlerë
Në lidhje me grupin e parë, SPAK thotë se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Grupi i dytë në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-në Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër mbi 724 mijë euro si transaksione bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash rreth 2 milion euro dhe 35.000 Franga.

Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg flori. Sipas SPAK, produktet e luksit të blera në territorin francez nga personat në hetim, janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, dhe më pas janë shitur tek persona të ndryshëm. Po ashtu, rezulton se personat nën hetim si dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin mbështetjen dhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës të planizuar me shërbim pranë Pikës kufitare të Portit Durrës./albeu.com/


Shtuar 19.07.2023 15:33