"
Dorezat bëhen vetëm përhapëse të
infeksionit Covid-19 dhe të shumë
infeksioneve të tjera..."
Së fundmi thirrjet e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me respektimin e masave të higjienës për mospërhapjen e COVID-19 janë shtuar, madje kërkojnë edhe mbajtjen e dorezave dhe maskave në ambientet me shumë njerëz.
Por reagimi më i fundit vjen nga mjeku i njohur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri.
Nëpërmjet një shënimi në facebook, Beqiri i bën thirrje ministres Ogerta
Manastirliu që të ndalojë mbajtjen e dorezave në ambientet si bare, shërbime publike, banka, etj.
Mjeku i njohur thekson se
dorezat bëhen vetëm përhapëse të
infeksionit COVID-19 dhe te shume
infeksioneve te tjera.
Reagimi i plotë:
Ne shume bare, sherbime publike, banka, etj shoh personelin te mbajne doreza.
I bej thirrje Min. Ogerta
Manastirliu, dhe Komitetit te TaskForce qe sa me shpejt te urdherojne mosperdorimin e tyre ne keto sherbime.
Dorezat behen vetem perhapese te
infeksionit Covid dhe te shume
infeksioneve te tjera.
Shtuar më 23/06/2020,
ora 21:19