Zogu i Tiranës flet nga burgu: Çunat këtu më mbajnë mirë, më pyesin si je rrushi

Hermes Nikaj i cili njihet ndryshe edhe si Zogu i Tiranës tashmë ka 5 javë që qëndron në qeli për shkak se akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Për herë të parë në kaq kohë ai ka folur për mediat duke treguar se në burg ia kalon mjaft mirë dhe ka zënë edhe shokë që përkujdesen për të.

26-vjeçari flet për ditët në qeli mes të burgosurve problematikë dhe shpresën se një ditë mund të shpallet i pafajshëm shkruan panorama..

Je ambientuar me burgun Hermes? Si janë zgjimet e tua në izolim, duke qenë se prej vitesh shijoje famën si reporter i emisioneve të ndjekura të mëngjesit?

Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: “Si je rrushi?”


Shtuar 11.01.2020 09:50