"Mbaji ti se unë i prish", përgjimet zbulojnë pse u arrestua kreu i Kadastrës në Berat
Ditën e sotme është arrestuar kreu i Kadastrës së Beratit Ervin
Nelaj, pasi gjatë hetimeve disa mujore ka rezultuar se përvetësoi shuma të caktuara
parash duke nxjerrë
leje legalizimi të ndërtimeve pa
leje në shkelje të ligjit.
Nelaj akuzohet nga SPAK duke u bazuar në përgjime dhe dokumente se në disa raste ka marrë para duke miratuar legalizimin e ndërtimeve pa
leje edhe pse ligji nuk ia lejonte.
Abcnews.al zbardh dosjen e SPAK në ngarkim të Nelajt, ku prokurorët kanë listuar akuzat si edhe provat, të cilat GJKKO i mori parasysh dhe dha masën e sigurisë arrest me burg për akuzën “Korrusion pasiv i personave që ushtrojnë detyra publike”.
Në dosje është përgjimi i Nelajt me një vartësen e tij, ku sipas SPAK ata flasin për një shumë
parash që punonjësja duhet t’ia lejë shefit në tavolinën e tij pasi “kishin mbaruar punë” me legalizimin e një ndërtimi pa
leje.
Sipas SPAK,
Nelaj e udhëzon vartësen e tij se si të veprojë për mbylljen e dokumentacionit dhe nxjerrjen e lejes së legalizimit.
“Mbaji çik këto se unë i prish. Lëri tek sirtari aty poshtë”, është përgjuar në një bisedë
Nelaj me vartesën e tij. SPAK pretendon se objekti i bisedës është njëshumë
parash, për të cilat
Nelaj e udhëzon punonjësen që t’i lërë tek sirtari.
Shtuar më 28/01/2021,
ora 13:43