Mbahet konferenca per integrimin e rajonit ne NATO
Albeu.com
Në Manastir të Maqedonisë sonte fillon konferenca dyditore për integrimin e vendeve të Evropës juglindore në NATO. Sipas organizatorëve, temë e konferencës do të jetë rëndësia e integrimit të vendeve të rajonit në NATO, si dhe perspektiva rajonale.
Në konferencë do të marrin pjesë ministrant e Mbrojtjes të Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Turqisë, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi. Mikpritës i takimit do të jetë ministri maqedonas i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski. Në listën e pjesëmarrësve nuk figuron Kosova.
Shtuar më 30/05/2010, ora 20:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori