E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Më në fund u shemb godina përballë Ekonomikut
UPDATE - Më në fund, pas shumë përpjekjesh dhe mënyrash për ta rrëzuar, godina përballë fakultetit të Ekonomikut, është rrëzuar përfundimisht.

Shembja e saj është bërë në mënyrë mekanike me ndërhyrjen e fadromës dhe të ushtrisë, pasi përpjekja e parë me anë të eksplozivit nuk ka qënë e sukseshme, pasi ajo vetëm sa e ka lëkundur dhe nuk ka mundur ta shembi godinën.

Rreth orës 16:00, pranë godinës ka mbërritur një fadronë matrapik, që ka nisur prishjen në anën jugore të godinës, duke dëmtuar kolonat e saj.

Prishja është bërë edhe në ballkonet e ndërtesës pak nga pak, që të lehtësohej pesha e saj dhe gjatë rënies të mos shkatërronte objektet e tjera përreth.

Kjo ndërhyrje e dytë erdhi pas shembjes vetëm të pjesshme me tritol nga forcat e xhenios. Në momentin e shpërthimit kanë qënë rreth 300 kallëpe lënde shpërthyese, që ishin vendosur vetëm sa për ta dëmtuar godinën, jo për ta hedhur plotësisht në tokë, pasi rrezikoheshin ndërtimet e tjera përreth.

14:08 - MB: Shembja e plotë e godinës në mënyrë mekanike

Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme pohuan se plani i minimit te godinës rezultoi ashtu siç ishte parashikuar. "Synohej këputja e themeleve dhe ne këtë e bëmë të mundur", thanë burime nga Ministria e Brendshme lidhur me shpërthimin e godinës tek 5-katëshi.

Sipas tyre, shembja e plotë e godinës do të bëhet në mënyrë mekanike.

Ndërkohë, pronari i një lokali pranë godinës në fjalë është ankuar publikisht pasi sipas tij shpërthimi i telekomanduar i ka shkaktuar dëme në biznesin e tij.

Sipas tij, dëmi është afërsisht rreth 10-15 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2013, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori