MB: Rregullat e reja per marrjen e pasaportave
Albeu.com
Ministria e Brendshme informoi sot për masat e reja për pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike. Burime zyrtare nga kjo ministri bëjnë të ditur se deri ditën e djeshme, në bazë të të dhënave nga kompania "Aleat", numërohen rreth 475 mijë aplikime për pasaporta biometrike.

Zëdhënsi i MB-së, Fatmir Konja u shpreh se të gjithë qytetarëve se për të marrë në dorëzim pasaportën biometrike për të cilën kanë aplikuar, duhet të paraqiten më parë tek punonjësi i policisë, i cili ndodhet në të njëjtin ambient me zyrat e "Aleat" që shpërndajnë pasaportat biometrike.

"Në rast se shtetasi zotëron pasaportë të tipit të vjetër, punonjësi i policisë e bën atë të pavlefshme, duke i shpuar dy vrima në kapak pa dëmtuar vizën, lejen e qëndrimit apo shënime të tjera që mund të ndodhen në pasaportë dhe më pas ia dorëzon shtetasit", theksoi ai.

Në rast se shtetasi nuk ka qenë i pajisur me pasaportë të tipit të vjetër, punonjësi i policisë pas verifikimit në sistem, i lëshon vërtetimin përkatës "Në rast se shtetasi rezulton në sistem i pajisur me pasaportë të tipit të vjetër dhe sqaron se nuk e ka pasaportën, për arsye se i ka humbur, i është vjedhur apo dëmtuar, shtetasi drejtohet për të deklaruar këtë tek komisariati i policisë që e ka lëshuar atë pasaportë. Aty pajiset me vërtetimin përkatës nga specialistët e policimit në kom", thuhet me tej në sqarim.

Të gjithë qytetarët që do të shkojnë të marrin pasaportat, duhet të zbatojnë rregullat e vendosura, në mënyrë që ta tërheqin atë. Në fund të deklaratës, Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të paraqiten pranë zyrave të "Aleat" për të aplikuar dhe për t'u pajisur me pasaporta biometrike duke përforcuar kështu suksesin e të gjithë procesit të përmbushjes së kritereve për përfitimin së shpejti të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. (alsat-m)
Shtuar më 06/02/2010, ora 21:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori